RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit jep dorëheqjen

13/01/2021

Kosovë, Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit jep dorëheqjen

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit në Kosovë, Blerim Kuçi ka dhënë dorëheqjen nga posti. Në njoftimin e tij zoti shprehet se do të vijojë angazhimin e tij politikë, duke mos dashur që kjo gjë të bëhet problem në mbarëvajtjen e procesit. "Sikur gjatë gjithë mandatit që jam munduar të jem transparentë për çdo veprim, edhe këtë kërkesë për lirim nga detyra po e bëj publike.

Jam i bindur që gjithmonë ka vend për punë më të mirë, por gjatë punës në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit jam angazhuar pa rezervë që të shtyjmë përpara shumë procese të rëndësishme.

Shpresoj që kabinetet qeveritare të zgjasin me mandate të plota, ngaqë ndërrimi i shpeshtë është dëmi më i madh që u bëhet institucioneve" shkruan zoti Kuçi në teksin e dorëhqjes e cila vjen pak ditë para zgjedhjeve.