RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, mësimi në shkolla nga e hëna vazhdon pa kufizime

16/04/2021

Kosovë, mësimi në shkolla nga e hëna vazhdon pa kufizime

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se nga e hëna, me 19 prill, në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar mësimi do të vazhdojë pa kufizime për pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla. Nagavci përmes një njoftimi shprehet se në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, IKSHPK-në e Ministrinë e Shëndetësisë kemi marrë vendim që nxënësit të rikthehen në objekte shkollore. “Komunat dhe shkollat do të vendosin të punojnë sipas njërit nga skenarët A, B ose C, varësisht prej situatës me pandeminë. Komunat kanë njoftuar se janë të gatshme të vazhdojnë procesin mësimor sipas këtij vendimi, ndërsa gjatë fundjavës do të vazhdohet me dezinfektimin e godinave shkollore dhe do të jenë gati për vazhdimin e mësimit me pjesëmarrje fizike të nxënësve. Ftoj nxënësit, mësimdhënësit, prindërit që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë. Shëndet e suksese”, shprehet Nagavci. /KosovaPress/