RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, mbi 5700 raste aktive me COVID-19, rifillon vaksinimi në të gjithë vendin

14/05/2021

Kosovë, mbi 5700 raste aktive me COVID-19, rifillon vaksinimi në të gjithë vendin

Javët e fundit kanë shënuar rënie rastet ditore me COVID-19, ndërsa në të gjithë vendin aktualisht numëron saktësisht 5749 raste aktive me këtë sëmundje. Numri total i rasteve pozitive është 106.754 raste nga 561.637 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.218 raste të vdekjes. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.787 raste. Ndërsa pas një ditë pushimi për shkak të Fiter Bajramit, sot rifillon vaksinimi i qytetarëve mbi moshën 65-vjeç në të gjithë vendin. Për rajonin e Prishtinës, vaksinimi vijon në sallën “1 Tetori” ndërsa në komunat e tjera nëpër Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare. Institucionet sërish kanë ftuar qytetarët që të respektojnë masat antikovid në ditët e festave.