RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, mbi 2 mijë raste aktive me COVID-19

02/06/2021

Kosovë, mbi 2 mijë raste aktive me COVID-19

Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 2.043. Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 2318 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67.094 doza të vaksinës. Nga 2733 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143.