RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë/ Marrëveshja e Ohrit 'përplas' opozitën me qeverinë, Kurti: Po thoni gjëra, që as Serbia nuk i thotë

23/03/2023

Kosovë/ Marrëveshja e Ohrit 'përplas' opozitën me qeverinë, Kurti: Po thoni gjëra, që as Serbia nuk i thotë

Seanca plenare në Kosovë është shoqëruar me debate të forta lidhur me marrëveshjen në Ohër mes Serbisë dhe Kosovës, më 18 mars.

Opozita ka kritikuar marrëveshjen, duke deklaruar se papërgjegjshmëria, keqmenaxhimi dhe moskuptimi i procesit politik të Kosovës, do jetë barrë për shumë gjenerata.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se mbajtja e Kosovës në proces dialogues të gjatë, është në interes të Serbisë dhe sipas tij, është devijim nga koncepti i një marrëveshje finale.

Ndërsa Kryeministri Kurti ka kujtuar se në 2019-ën, presidenti i atëhershëm i SHBA, Donald Trump kërkoi “marrëveshje me njohje”, të cilën opozita nuk e realizoi. Kurti u shpreh se opozita po thotë në Kuvend “gjëra që as Serbia nuk i thotë”.

Vetë-menaxhimi nuk është vetëvendosje, por nuk është as vetë-qeverisje e as vetë-administrim, këto janë të ndryshme. U tha autonomi territoriale, më tutje u tha autonomi politike, as Serbia nuk thotë kështu“, tha Kurti.

/rtsh.al/