RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, asnjë humbje jete dhe 10 raste të reja me COVID-19

07/06/2021

Kosovë, asnjë humbje jete dhe 10 raste të reja me COVID-19

10 raste pozitive me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit. Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nuk ka asnjë rast të vdekjes nga COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 134 persona.
Ndërsa që nga 13 marsi i vitit të kaluar prej se janë raportuar dy rastet e para pozitive, janë 107 mijë qytetarë të cilët janë infektuar me COVID-19.
Kurse deri më tani janë 2 mijë e 245 qytetarë që kanë vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës.
Nga 2.277 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.188.
Në total numri i rasteve aktive është 1.074.