RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, 924 gjoba për mosrespektimin të masave antiCovid

02/05/2021

Kosovë, 924 gjoba për mosrespektimin të masave antiCovid

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në qytete të ndryshme të Kosovës ka vendosur 924 gjoba në bazë të ligjit COVID-19. Policia gjithashtu ka vendosur edhe 1075 gjoba trafiku. Ndërkohë bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 16 aksidente me të lënduar dhe 17 me dëme material.