RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, 8 humbje jete dhe 68 raste të reja me COVID-19

28/09/2021

Kosovë, 8 humbje jete dhe 68 raste të reja me COVID-19

Tetë humbje jete të vdekur dhe 68 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK). Sot janë shëruar 323 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.672. Në total numri i rasteve aktive është 3.342. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se në 24 orët e fundit janë dhënë 15.617 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.299.482 doza të vaksinës. Deri më sot 513.544 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /KosovaPress/