RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, ​7 humbje jete dhe 173 raste të reja me COVID-19

21/09/2021

Kosovë, ​7 humbje jete dhe 173 raste të reja me COVID-19

7 humbje jete dhe 173 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se në 24 orët e fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës. Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 5.095 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 7 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.434 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781 Në total numri i rasteve aktive është 7.635. /KosovaPress/