RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, ​5 mijë e 795 raste aktive me COVID-19

13/01/2021

Kosovë, ​5 mijë e 795 raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 795 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para pozitive me SARS CoV2, 54 mijë e 261 persona janë infektuar me këtë virus.

E shkak i infektimit me COVID-19, në vend kanë vdekur 1 mijë e 387 persona. Kështu bëhet e ditur nga raporti ditor i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK)

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.751 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (57 vjeç), Gjilan 1 rast (53 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 54.261 raste nga 200.093 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.387 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 431 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.079 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.795”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së. /KosovaPress/