RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, 5 mijë e 567 raste aktive me Covid-19

14/01/2021

Kosovë, 5 mijë e 567 raste aktive me Covid-19

Deri më tani, prej nisjes së pandemisë në Kosovë, rezultojnë 5567 raste aktive me COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.825 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 299 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 54.560 raste nga 201.918 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.388 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 526 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47.605 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.567. /KosovaPress/