RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, 4 humbje jete dhe 84 raste të reja me COVID-19

24/09/2021

Kosovë, 4 humbje jete dhe 84 raste të reja me COVID-19

4 vdekje dhe 84 raste të reja me COVIID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se në 24 orët e fundit janë dhënë 15.880 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.241.949 doza të vaksinës.

Deri më sot 484.300 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sot janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151.411.

Në total numri i rasteve aktive është 5.371. /KosovaPress/