RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, 38 raste të reja me COVID-19

03/01/2022

Kosovë, 38 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 330 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.839 doza të vaksinës.

Deri më sot 783.180 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.711 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 7 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.067.

Në total numri i rasteve aktive është 540.