RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, 3 mijë e 605 raste aktive me COVID-19

28/09/2021

Kosovë, 3 mijë e 605  raste aktive me COVID-19

Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 605 raste aktive me COVID-19. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) më së shumti raste aktive me koronavirus janë në Komunën e Prishtinës. Në kryeqytet janë 642 raste aktive me COVID-19, e pasur me Komunën e Prizrenit me 315 raste aktive. Në raportin e fundit IKShPK njoftoi për 3 raste të vdekjes dhe 23 raste të reja me COVID-19.

Kujtojmë që në javën e fundit të muajit gusht u përkeqësua situata me koronavirus, për çka institucionet shtetërore e shëndetësore vendosen masa kufizuese për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Masat për 14 ditë hyrën në fuqi më 30 gusht, por këtu masa me disa ndryshime u vazhduan deri më 26 shtator.

Qeveria sërish i rishikoi këto masa. Tani në fuqi janë masat e reja, për të cilat u kërkohet qytetarëve që t’i respektojnë, në të kundërtën do të merren masat sipas ligjit antiCOVID-19. Ndërkohë që vazhdojnë thirrjet për vaksinim. /KosovaPress/