RTSH 24 Live

Coronavirus

Kosovë, 14 viktima dhe 520 të infektuar me koronavirus

16/04/2021

Kosovë, 14 viktima dhe 520 të infektuar me koronavirus

Të premten në Kosovë janë shënuar edhe 14 të vdekur nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) thuhet se viktimat janë nga: Gjilani 4 raste, Obiliqi 3, Prishtina 2, Ferizaj 1, Gjakova 1, Podujeva 1,Suhareka 1 dhe Vitia 1 rast.

Në bazë të rezultateve të analizave laboratorike të 3.230 mostrave të testuara, pozitivë në koronavirusin e ri kanë dalë edhe 520 persona. Pra, 16 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë. Sëmundjen e kanë mundur edhe 646 pacientë ndërsa raste aktive janë 12.760.

Në bazë të këtyre shifrave, që nga marsi i vitit 2020 dhe deri më 16 prill 2021, në Kosovë janë regjistruar 100.655 raste me koronavirusin e ri. Prej tyre 85.842 janë shëruar ndërsa 2.053 kanë vdekur.