RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, 14 mijë e 307 raste aktive me COVID-19

05/04/2021

Kosovë, 14 mijë e 307 raste aktive me COVID-19

Nga marsi i vitit që lamë pas e deri më tani, janë 1 mijë e 915 qytetarë të Kosovës që kanë vdekur shkak i infektimit me COVID-19, ndërsa pozitivë me këtë virus kanë rezultuar 93 mijë e 655.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton se aktualisht janë 14 mijë e 307 raste pozitive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.086 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 680 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (69, 67, 53 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 79 vjeç), Deçan 1 rast (78 vjeç), Malishevë 1 rast (74 vjeç), Podujevë 1 rast (66 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 93.655 raste nga 443.122 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.915 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 465 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.433 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.307”, thuhet në raportin e fundit të IKShPK-së. /KosovaPress/