RTSH 24 Live

Kosova

Kosovë, 10 humbje jete dhe 173 raste të reja nga COVID-19

19/09/2021

Kosovë, 10 humbje jete dhe 173 raste të reja nga COVID-19

Kosova ka shënuar një rënie të shifrave me COVID-19 në 24 orët e fundit. 10 humbje jete dhe 173 raste të reja u regjistruan së fundmi. Nga ana tjetër lajmi i mirë është se një numër i lartë prej 2 mijë e 261 qytetarësh u shëruan.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës. Deri më sot 439.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 5.798 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 10 raste të vdekjes.  Sot janë shëruar 2.261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444.  Në total numri i rasteve aktive është 9.764.