RTSH 24 Live

Kosova

Kosova shpall "person të padëshirueshëm" gazetaren ruse Daria Asmalova

07/08/2022

Kosova shpall "person të padëshirueshëm" gazetaren ruse Daria Asmalova

Gazetarja ruse Daria Asmalova është shpalluar "person i padëshirueshëm" për 5 vite të ardhshme në Kosovë. Lajmin e njofton Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, Në një postim në Facebook ai thekson se kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton të destabilizojë vendin, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Kosovës.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan.

Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës.

Kushdo që me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton të destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”, shkruan ministri. 

Më herët Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se Daria Aslamovës, i është ndaluar hyrja si gazetare ruse në Kosovë, e cila, sipas tij, është provuar nga shumë shtete se ka qenë e angazhuar në spiunazh për llogari të intiligjencës ushtarake ruse.

/rtsh.al/