RTSH 24 Live

Kosova

Kosova pranoi planin franko-gjerman/ Bildt: Hap i rëndësishëm drejt normalizimit të mardhënieve me Serbinë

07/02/2023

Kosova pranoi planin franko-gjerman/ Bildt: Hap i rëndësishëm drejt normalizimit të mardhënieve me Serbinë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt e ka cilësuar pranimin e planit franko-gjerman qeveria e Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Tëitter, Bildt shkruan se kjo lëvizje do të ndikojë që të ecet tutje në normalizimin e marrdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“U desh pak kohë, por tani duket se ka një lëvizje të re në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Hap pas hapi drejt normalizimit të mardhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Bildt.

Ndërkaq, pas takimit të së hënës në Prishtinë me Lajccakun, Kurti bëri të ditur se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së Miroslav Lajçak gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne e pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe e konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, shkroi Kurti.

/rtsh.al/