RTSH 24 Live

Kosova

Kosova përkujton masakrën e Reçakut

15/01/2022

Kosova përkujton masakrën e Reçakut

Qyetarë të shumtë, drejtuesë të qeverisë dhe politikanë të ndryshëm kanë përkujtur të shtunën viktimat e masakrës së Recanit. Homazhe në Recak ka bërë kryeministri Albin Kurti me kabinetin e tij. Krerët e AKK-së dhe LDK-së po ashtu kanë nderuar të rënët e kësaj masakre.

Qytetarë të shumtë nga Kosova kanë nderuar viktimat e masakrës në Reçak, të kryer nga forcat serbe 23 vjet më parë. Ata thonë se në këtë ditë ata kujtojnë njërën nga mizoritë më të tmerrshme të kryer pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë. 

Më 15 janar 1999 banorët e Reçakut të Shtimes u zgjuan herët në mëngjes nga krismat e armëve, të cilat ishin bërë të zakonshme në atë periudhë. Atë ditë forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, kjo e cila ishte cilësuar si masakër edhe nga shefi i atëhershëm i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker.

Serbia vazhdimisht po e mohon masakrën e kryer nga forcat e saj në Reçak. SHBA dhe BE kanë dënuar deklaratat e zyrtarëve serbë për mohimin e masakrës në Reçak, në të cilën u vranë civilë shqiptarë të Kosovës. Departamenti amerikan i Shtetit vitin e kaluar pati deklaruar se mizoritë që kanë ndodhur në Reçak në janar 1999, përfshirë masakrën e civilëve, janë të dokumentuara mirë”.

Ndërkaq, BE pati deklaruar se modifikimi i ngjarjeve që ndodhën në Reçak është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Masakra në Reçak ka qenë një nga momentet vendimtare për nisjen e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve të ushtrisë serbe, më 24 mars 1999. Ish-diplomati amerikan, William Walker, pati deklaruar se përpjekja e zyrtarëve në Serbi për ta prezantuar masakrën në Reçak si një ngjarje të trilluar, bëhet për shkak se disa zyrtarë aktualë në Beograd kanë qenë të përfshirë në krime kundër popullatës civile në Kosovë.