RTSH 24 Live

Rajon

Kosova miraton projektligjin për hekurudhën Durrës-Prishtinë

21/07/2022

Kosova miraton projektligjin për hekurudhën Durrës-Prishtinë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Projektligji ka si qëllim përcaktimin e procedurave dhe ndarjen e kostove mes Shqipërisë dhe Kosovë për financimin dhe studimin e fizibilitetit për linjën hekurudhorë Durrës-Prishtinë.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliutha se kosto totale e studimit të fizibilitetit dhe projekt-idesë për ndërtimin e linjës hekurudhore do të jetë mbi 1 980 milionë euro, ku 1 milionë euro do të paguhen nga buxheti i Shqipërisë dhe  980 mijë euro nga ai i Kosovës.

Hekurudha Durrës-Prishtinë do të shërbejë si lidhje mes portit të ri tregtar në Porto-Romano me Portin e Thatë në Prishtinë. Ky projekt pritet të rrisë shkëmbimet tregtare dhe zhvillojë ekonominë e të dy vendeve pasi hekurudha do të shërbejë për transportin e kontejnerëve.  

 /rtsh.al/