Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për çështjen e makinave me targa serbe që duan të hyjnë në territorin e Kosovës.
Sipas këtij vendimi, automjetet me targa të Serbisë që duan të hyjnë në Kosovë, duhet të vendosin ngjitës tek pjesa e simboleve, ndërsa për automjetet me targa të vjetra “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori 1999 deri më datë 21 prill 2022, do t’u mundësohet regjistrimi i mjeteve me targa RKS. Ky vendim hyn në fuqi nga 1 gusht 2022 dhe vlen deri më 31 tetor 2022
Ky vendim i Qeverisë së Kosovës ka ardhur si rezultat i dështimit të arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë në Bruksel për çështjen e targave.
/rtsh.al/