RTSH 24 Live

Aktualitet

Koronavirusi ‘mbyll’ Gjykatën e Pogradecit, rezultojnë pozitivë 8 punonjës

02/03/2021

Koronavirusi ‘mbyll’ Gjykatën e Pogradecit, rezultojnë pozitivë 8 punonjës

Koronavirusi ‘ka mbyllur’ përkohësisht Gjykatën e Pogradecit, pasi disa punonjës kanë rezultuar të infektuar me virusin. Bëhet me dije se janë tetë punonjës që kanë rezultuar pozitivë, duke bërë që kjo Gjykatë të mbyllet deri më datë 17 mars. Të prekur rezultojnë 3 gjyqtarë, katër sekretare si dhe drejtuesja e prokurorisë. Në punë ka mbetur vetëm Drejtuesja e Gjykatës së Pogradecit, e cila e ka kaluar më herët COVID dhe për të ajo do të pres rastet emergjente.