Koreja e Veriut po dërgon trupa të reja në Rusi për të luftuar në frontin ukrainas, me vlerësimet fillestare që sugjerojnë mijëra ushtarë.
“Trupat e Koresë së Veriut, pas një pauze prej rreth një muaji, janë ridislokuar në vijën e frontit në rajonin e Kursk dhe duket se disa forca shtesë janë vendosur”, thanë burimet për agjencinë franceze të lajmeve.
Një raport i agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap vlerëson se ka 1000-3000 ushtarë. Kujtohet se rreth 11,000 vlerësohet se i janë bashkuar luftimeve që nga viti i kaluar, sipas Seulit.
Personeli ushtarak i Koresë së Veriut "rivendos" në Kursk.
Në fillim të shkurtit, agjencia e inteligjencës e Koresë së Jugut raportoi se forcat e dërguara nga Koreja e Veriut nuk shiheshin më duke u përfshirë në luftime në rajonin e Kurskut që nga mesi i janarit. Sipas Kievit, ata u tërhoqën nga zona pasi pësuan humbje të mëdha.
Deri më tani, lajmi nuk është konfirmuar as nga Koreja e Veriut dhe as nga Rusia.
/rtsh.al/