RTSH 24 Live

Ekonomi

Korçë/ Më pak mollë në 2022-shin, breshëri dhe kushtet atmosferike ndikuan edhe në cilësinë e tyre

04/02/2023

Korçë/ Më pak mollë në 2022-shin, breshëri dhe kushtet atmosferike ndikuan edhe në cilësinë e tyre

Viti që lamë pas shënoi një prodhim më të ulët të mollës, një frut që kultivohet masivisht në Qarkun e Korçës. Një ndër shkaqet ka qenë edhe dëmtimi i prodhimit nga breshëri, çka ka sjellë që edhe sasia e mollëve të ruajtura në frigorifer, të jetë më e paktë se një vit më parë. Drejtori i Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në Korçë Vullnet Gjolla thotë se në vitin 2022 u prodhua rreth 80 mijë ton mollë

Nga ana tjetër, pronarë të frigoriferëve që funksionojnë me atmosferë të kontrolluar, thonë se shitjet e prodhimit kanë nisur ndërsa çmimet kanë variuar sipas cilësisë së ofruar, duke pranuar faktin që këtë vit, ajo ka qenë më e ulët

Fermerët thonë se kanë arritur ta shësin një pjesë të mirë të prodhimt, por janë të pakënaqur me të ardhurat e siguruara, pasi çmimi i kërkuar në treg, ka qenë i ulët. Molla e prodhuar në Qarkun e Korçës shitet kryesisht në tregun vendas e më pak në vendet e rajonit.

/rtsh/