RTSH 24 Live

Aktualitet

Korçë, Krijohen hartat e rajonalizimit të kulturave bujqësore

23/01/2021

Korçë, Krijohen hartat e rajonalizimit të kulturave bujqësore

Për herë të parë Bashkia Korçë, ka bërë rajonalizimin e kulturave bujqësore, përmes ndërtimit të hartave digjitale, që do të shërbejnë për orientim më të mirë të fermerëve. Hartat e rajonalizimit janë ndërtuar për kulturat kryesore, që mund të mbillen në tokat bujqësore të Korçës.

Sipas Tonës ky ka qënë një informacion i munguar, që pengonte zhvillimin e qëndrueshëm të kulturave bujqësore dhe shumë shpejt hartat do të vihen në dispozicion të fermerëve.

Krijimi i hartave digjitale, sipas Tonës, do të ndihmojë në tejkalimin e një prej problemeve më të mëdha të bujqësisë, që është fragmentimi i parcelave. Gjithashtu kjo do të rritë mundësinë e fermerëve, për të thithur fondet e Bashkimit Europian, ashtu sikurse paratë e vëna në dispozicion nga buxheti i shtetit për bujqësinë.