RTSH 24 Live

Aktualitet

Korçë/ Gjendet një person i mbytur në rezervuarin e Gjançit

13/06/2021

Korçë/ Gjendet një person i mbytur në rezervuarin e Gjançit

Një person është gjetur i mbytur në rezervuarin e Gjançit  në Korçë. Ai ende nuk është identifikuar, ndërsa nuk dihen rrethanat e mbytjes. Sipas informacioneve të para, po pyeten banorët e zonës për ta identifikuar.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 13.06.2021, rreth orës 11:13, në rezervuarin e Gjançit, në Korçë, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për identifikimin e trupit të pajetë si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.