RTSH 24 Live

Kulturë

Korçë, Festivali i "Filmit të Shkurtër"

12/07/2021

Korçë, Festivali i "Filmit të Shkurtër"

Nga 700 filma pretendentë për të konkuruar në “Korça Short Film Festival.”, u përzgjodhën 31, nga 20 vende të botës. Për katër netë u shfaqën për publikun korçar, në mjediset  e Muzeut Arkeologjik dhe në Teatrin e Korçës.
Për specialistë të kinematografisë emëruesi i përbashkët i të gjithë filmave është cilësia e tyre.
Natën e fundit u shpërndanë edhe 6 çmime. Çmimi i audiencës u fitua nga filmi “The letter room” e Elvira Lind nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Filmi më i mirë kombëtar me metrazh të shkurtër u vlerësua ai Eneos Çarkës me titull ‘Where are you now”. Ndërkohë që çmimin e filmit më të mirë me metrazh të shkurtër e fitoi Elena Kairyte nga Lituania me filmin “The Little Moon”.  
Ky festival u mbështet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Ministria e Kulturës,  bashkia Korcë, Teatri dhe Muzeu Arkeologjik