RTSH 24 Live

Sociale

Konispol, 90% e bizneseve kanë paguar tarifat vendore

21/01/2021

Konispol, 90% e bizneseve kanë paguar tarifat vendore

Nga 145 biznese të cilat funksionojnë në bashkinë e Konispolit deri tani 90% e tyre i kanë paguar detyrimet e tarifave vendore. Sipas kryetarit të kësaj bashkie Shuaip Beqiri ,rreth 30  biznese janë debitorë të  mbartur nga vitet e kaluara prej vitit 2015 deri në 2019. Me këto biznese veprohet duke i shtrënguar në momentët që paraqiten për të marë shërbime nga bashkia, duke mos ju shërbyer pa kryer detyrimet .

 Nga 145 biznese që ka në juridiksjon bashkia jonë , për 2020 kanë paguar detyrimet 115 biznese. Në përgjithësi pagesat janë të rregullta, por të mos harrojmë që ne kemi biznes të vogel si kafene, bare, minimarkete etj... Për këtë perjudhë duke qënë se është edhe situatë e vështirë për shkak të pandemisë nuk i kemi shtrënguar shumë . Bizneset që nuk kanë bërë pagesa kemi bërë aktmarrveshje që të kenë mundësi të paguajnë me këste. Mund të themi që kemi edhe çelje të bizneseve që merren me agroturizëm”.

Pandemia e korona virusit ka pasur edhe efektet e veta negative duke ulur fuqinë paguese të bizneseve ,por edhe fuqinë blerëse .Beqiri thotë se bashkia është e ndërgjegjshme për këtë situatë duke e mirëkuptuar biznesin ,por nga ana tjetër synon që gjatë kësajë perjudhe të rrisë edhe më tepër të ardhurat duke vjelë deri në 100% të tyre. Në bashkinë e Konispolit kryesishtë dominojnë bizneset që operojnë në fushën  e tregëtisë me pakicë . Më  të pakta janë ato me tvsh , ndërsa rreth 6 biznese operojnë në fushën e prodhimit .