RTSH 24 Live

Rajon

Kongresmeni amerikan: Të njihet pavarësia e Kosovës, Perëndimi ka shkuar shumë larg në 'qetësimin' e Serbisë

18/01/2023

Kongresmeni amerikan: Të njihet pavarësia e Kosovës, Perëndimi ka shkuar shumë larg në 'qetësimin' e Serbisë

Kongresmeni amerikan dhe bashkëkryetari i grupit parlamentar shqiptar, Richie Torres, u bëri thirrje sot të gjitha vendeve që të njohin pavarësinë e Kosovës ndërsa deklaron se Perëndimi ka shkuar shumë larg për të kënaqur Serbinë.

Torres ka akuzuar Serbinë se është krahu i zgjatur i Rusisë, ndërsa për Prishtinën ka thënë se është aleate e SHBA-së dhe meriton mbështetje “në luftën me Serbinë”.

"Kosova meriton njohje, ajo meriton mbështetje në luftën kundër Serbisë, e cila është përfaqësuesi i Rusisë, dhe ne duhet të mbështesim demokracinë e Kosovës. Unë jam i shqetësuar për faktin se Perëndimi ka shkuar shumë larg në qetësimin e Serbisë," tha Torres.

Kujtojmë se pak ditë më parë, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, paralajmëroi Këshillin e Evropës se marrëdhëniet me Serbinë mund të përkeqësohen nëse kjo organizatë e pranon Kosovën anëtare.

Kam menduar se Kosova i ka siguruar kushtet për anëtarësim shumë kohë më parë, i kanë dy të tretat e vendeve të Këshillit të Evropës që i mbështesin, por shumë vende nuk janë të kënaqura dhe nuk janë në disponim për të marrë vendime që mund të dëmtojë dialogun para përfundimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Daçiç.

/rtsh.al/