RTSH 24 Live

Politikë

Kongresi i PS-së, kryeministri Rama prezanton pikat kryesore të mandatit të tretë

12/06/2021

Kongresi i PS-së, kryeministri Rama prezanton pikat kryesore të mandatit të tretë

Në fjalën e tij në Kongres e PS-së, Kryeministri njëherazi kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama prezanoi, disa nga pikat kryesore të mandatit të tretë qeverisës.Zoti Rama njoftoi krijimin e një platforme të re Këshillit Kombëtar, ku qytetarët do të pyeten dhe të dëgjohet të paktën një herë në vit, për çështjet madhore me interes kombëtare “Nuk nis në mandatin e tretë, por do e çojmë përpara duke filluar nga komunikimi publik, marrëdhënie me rivalët, por duke mos e harruar për asnjë çast marrëdhënien me publikun, me punë  e përdistshme, dua që mandati i tretë të shënoj një hapje të re të Këshillit kombëtar, dua që populli të mos dëgjohet 1 herë në 4 vjet, por të dëgjohet të paktën një herë në vit, për çështjet me interes kombëtar ne do i ndajmë me popullin dhe do këshillohemi me të gjithë që do duhan të shprehen përmes Këshillimit Kombëtar, që do të jetë një institucion ndërveprimi me shkrim me të gjithë qytetarët e këtij vendi. Do përgatitemi që këtë vjeshtë të kemi Këshillimin e parë, platforma e bashkëqeverisjes të ngihet në një nivel të ri dhe ndërveprimi të marrë firmë dhe për çdo qytetarë që nuk merr përgjigje të ketë forcën ligjore që të mbajnë përgjegjësi. Nuk kam asnjë motiv më të madh për të dhënë nga vetja, dua që të bindem gjatë rrugës se kjo për ju nuk është diçka e bukur për t’u thënë, por vijë ndarëse mes të qenit socialist dhe tradhtarë i PD, ha[at që kemi hedhur në këtë drejtim janë domethënës, krahasuar me nga jemi nisur, por të pamjaftueshme për t’u ngjitur në maj" njoftoi kryemnisri Rama. 
Gjithashtu zoti Rama tha se një nga misionet kryesore të Partisë Socialiste gjatë mandatit të tretë qeverisës është spastrimi i administratës publike nga të punësuarit partiakë."Do shtyjmë më fort përpara duke mbështetur pa rezervë çlirimin e sektorit publik nga parazit dhe arrogancë të veshura me mbulime politike, që e bëjnë flamurin e PS të duket si leckat e gabit, dua që PS të hapet. Fushatë 1 vjeçare anëtarësime të reja, duke kërkuar më të mirë, duhet të hapim dyert e qeverisë, që nga kabineti i ministrave, të bordeve, departamenteve për vajza dhe djem të shkolluara jashtë shtetit dhe për vajzat dhe djemtë të shkolluar brenda shteti, që përballë injorantëve kërkojnë vetëm një shteg për të ikur nga Shqipëria. Nuk është nevoja që të kthehen në Shqipëri do të jetë i mirëpritur, por pandemia na ka provuar se për të punuar nuk ka nevojë që të jemi fizikisht, do të kryejmë një metamorfozë të administratës në një administratë hibride që prania fizike të mos jetë e domosdoshme, por edhe online", tha kryeministri Rama.