RTSH 24 Live

Kronika

Konflikti tek shkolla "Cajupi", katër të plagosur, një armë e sekuestruar nga Policia

11/10/2021

Konflikti tek shkolla "Cajupi", katër të plagosur, një armë e sekuestruar nga Policia

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur paraditen e kësaj të hëne në rrugën “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet, ku disa persona u përplasën me sende të forta.Konflikti ndodhi në një mëngjesore, aty personat e përfshirë në sherr debatuan fillimisht verbalisht, por më pas përdorën sende të forta në drejtim të njëri-tjetrit.
Sipas të dhënave të Policisë, konflikti ndodhi në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat ishin në patrullim, kanë ndërhyrë edhe me kolegët e forcave “Shqiponja” duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe shoqërimin e 5 personave të përfshirë në konflikt.
Njëri prej personave të përfshirë në sherr, një 32-vjeçar, shkoi në spital për ndihmë mjekësore, i dëmtuar me sende të forta.
Në vendngjarje u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, ku po kryhen veprimet përkatëse për të mësuar kujt i përket nga të shoqëruarve.
Ndërkohë, ka dyshime se sherri ka nisur mes dy mësueseve të gjimnazit “Çajupi”, fillimisht në oborrin e shkollës e më pas në lokalin përballë godinës, por asnjëra prej tyre nuk ka pranuar një version të tillë.