RTSH 24 Live

Aktualitet

Konflikti për hotel “Voloreka”/ I biri iu arrestua, flet babai: Djali u vetëdorëzua, s’ka lidhje me ngjaren

25/06/2022

Konflikti për hotel “Voloreka”/ I biri iu arrestua, flet babai: Djali u vetëdorëzua, s’ka lidhje me ngjaren

Arrestimi i Griseld Mazharit që dyshohet se është një nga autorët e plagosjes së djalit të pronarit të hotel “Voloreka” në Pogradec ka sjellë edhe reagimin e të atit. Në një deklaratë për mediat, ai thotë se i biri nuk ka asnjë lidhje me konfliktin dhe se ka qenë aty duke shoqëruar Firdes Berberin i cili është zënë me Johan Muçllarin. Sipas tij, i biri Grisel Maxhari vetëm është munduar të ndajë palët për të shuar sherrin, ndërsa u largua nga vendi i ngjarje nga frika.

 “E vërteta e djalit tim qëndron këtu se atë prokuroria dhe policia e Pogradecit e kanë akuzuar si autor të ngjarjes të ndodhur para disa muajsh. Lidhur me këtë ngjarje unë si babai i tij di të them që djali im nuk është një nga autorët e kësaj ngjarje. Roli i djalit tim atë ditë në këtë ngjarje ka qenë pasi kanë dalë shëtitje, është konfliktuar me palën tjetër, jo djali im sepse ai ka qenë shoqërues i atij dhe kaq ka qenë ai për momentin, thjesht shoqërues. Po kjo është e vërtetë sepse ai nuk është autor i kësaj ngjarje, ai rastisi në këtë ngjarje dhe mesa di unë sipas komunikimit që ka pasur kohët e fundit ai ka ndërhyrë për të shuar sherrin që kanë pasur palët midis tyre. Djali im siç ndodhi ngjarja nga frika për këtë ngjarje bile për një moment u largua nga sherri atje dhe pastaj është afruar përsëri për të shuar ngjarjen dhe u largua nga frika”, tha babai i Griseld Maxharit.

Gazmor Maxhari, babai i Griseld Maxharit, sqaron gjithashtu se i biri nuk u arrestua por u vetëdorëzua në policinë e Pogradecit.

“Kohët e fundit unë kam komunikuar me djalin, se nuk e dija ç’bënte nga ishte kam arritur ta bind edhe ai vetë u bind dhe u ndërgjegjësua dhe së bashku me avokatin prezent kam bërë dorëzimin e djalit. Djali im nuk është autor por thjesht shoqërues i personit në fjalë, me palën tjetër s’kemi patur asnjë konflikt”, tha ai.

Ngjarja në hotel ‘Voloreka’ ka ndodhur në prill të vitit 2022 ku mbeti i plagosur Johan Mucllari, djali i pronarit të hotelit, ndërsa nuk dihen ende motivet e përplasjes. Për këtë ngjarje është në kërkim edhe shtatasi, Firdeus Berberi.

/rtsh.al/