RTSH 24 Live

Aktualitet

Konflikti për hotel “Voloreka”, dyshohet se plagosi Johan Muçollarin, policia e Pogradecit i jep fund arratisë së Griseld Maxharit

25/06/2022

Konflikti për hotel “Voloreka”, dyshohet se plagosi Johan Muçollarin, policia e Pogradecit i jep fund arratisë së Griseld Maxharit

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga shtetasin Griseld Maxhari, i cili dyshohet se është një për autorëve që plagosi djalin e pronarit të hotel “Volorka”, Johan Muçllari. Për këtë ngjarje është në kërkim edhe shtatasi, Firdeus Berberi.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje" kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit"; "Prishja e qetësisë publike". Ndalimi i shtetasit G. M., lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 25.04.2022, në qytetin e Pogradecit, ku 22-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin F. B., (i shpallur në kërkim) tentuan të vrisnin me armë zjarri tip pistoletë shtetasin J. M., 22 vjeç, banues në Pogradec”, njofton policia e Pogradecit.

/rtsh.al/