RTSH 24 Live

Kronika

Konflikti mes ortakëve që çoi në 3 të plagosur, në pranga 5 persona, në kërkim 1 tjetër

14/01/2021

Konflikti mes ortakëve që çoi në 3 të plagosur, në pranga 5 persona, në kërkim 1 tjetër

Uniformat blu të kryeqytetit vunë në pranga 5 persona dhe shpallën në kërkim 1 tjetër, pas ngjarjes së të mërkurës, ku  u plagosën me armë zjarri 3 persona, mes tyre ndërtuesi Sino Llanaj, roja i pallatit dhe një kalimtar i rastit.

Mes personave të ndaluar janë ndërtuesit Albert Allmuça dhe Sino Llanaj, ku sipas hetimeve, Allmuça ka pasur dijeni që në pallatin që po ndërton kanë shkuar një grup personash për t'u konfliktuar. 

Ndërtuesi Sino Llanaj u arrestua për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Llanaj së bashku me persona të tjerë, ka shkuar në kompleksin në rrugën "Ndre Mjeda", ku u konfliktuan fizikisht me rojet e sigurisë duke përdorur sende të forta dhe armë zjarri.