RTSH 24 Live

Botë

Konflikti Lituani-Rusi për Kaliningradin, SHBA: Një sulm ndaj një anëtari të NATO përbën sulm ndaj të gjithëve

22/06/2022

Konflikti Lituani-Rusi për Kaliningradin, SHBA: Një sulm ndaj një anëtari të NATO përbën sulm ndaj të gjithëve

Vendimi i Lituanisë për të bllokuar mallrat drejt Kaliningradit nga enklava ruse ka nxitur përplasje të tjera diplomatike mes Rusisë dhe Perëndimit. Ndërsa Lituania ka ndaluar transportin vetëm të mallrave që janë të sanksionuara nga BE, Rusia kërcënon se pasojat do të jenë të rënda.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e SHBA-së, duke thënë se nëse kërcënohet një shtet i aleancës do të përbënte një sulm ndaj të gjithëve dhe kjo do të sillte kundërpërgjigje.

"Lituania është një anëtare e NATO-s dhe SHBA-të janë në krah të saj. Mbështetja jonë është e padiskutueshme. Një sulm ndaj një anëtari do të përbënte një sulm ndaj të gjithëve”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price.

Lidhja e Rusisë me provincën e saj të Kaliningradit që ndodhet mes P:olonisë dhe Lituanisë bëhet vetëm përmes një rruge hekurudhore që autoritetet lituaneze e kanë bllokuar duke ndaluar lëvizjen e mallrave të cilat janë të sanksionuara nga Bashkimi Europian.

/rtsh.al/