RTSH 24 Live

Politikë

Konflikti Duma - Veliaj, kreu i bashkisë kërkoi shtyrje të gjyqit

22/09/2021

Konflikti Duma - Veliaj, kreu i bashkisë kërkoi shtyrje të gjyqit

Deputetja e PD, Grida Duma është paraqitur të mërkurën në Gjykatën e Posaçme në lidhje me padinë për shpifje që ka bërë ndaj kryebashkiakut Erjon Veliaj në Gjykatën Penale.
Padia është ngritur pas akuzave të Veliajt në adresë të Dumës si trafikante apartamentesh, se ajo është pjesë e investimeve në pallate në Tiranë dhe se është gjykuar për mashtrim.
Në seancën e parë e pajtimit, Duma tha  për gazetarët se Veliaj ka kërkuar shtyrje të gjyqit.
“Nuk ka për t’u paraqitur, se përballjen me të vërtetën e ka të vështirë. Do të vijojë, nuk dhamë dakordësi për pajtimin. Ju bëj me dije se nuk është më çështja ime personale, herë pas here është politike. E vërteta duhet të kthehet në institucion. Gënjejmë, premtojmë, japim mashtrime dhe ia mpijmë shqisat të gjithëve se çdo gjë e gënjeshtër fiton në këtë vend. Më takon mua të bëj një betejë. Kjo betejë nis nga vlera e fjalës, vërtetësia e saj. Kur njeriu beson fjalën, vepron mbi atë. Ata që besojnë gënjeshtra, bën veprimin e gabuar. Ata që kanë lindur në liri, e dinë peshën e saj”, tha Duma.