RTSH 24 Live

Ekonomi

Konfindustria: Abuzohet me shitjen e karburanteve, pasoja të rënda për buxhetin e shtetit

27/06/2022

Konfindustria: Abuzohet me shitjen e karburanteve, pasoja të rënda për buxhetin e shtetit

Konfindustria ka shprehur shqetësimin lidhur me abuzimet në volumet e shitjes së karburanteve për bizneset dhe qytetarët. Sipas Konfindustrisë, shërbimi i kontrollit të metrologjisë së pikave të karburantit është dhënë me koncesion të tipit PPP, duke e bërë tërësisht të paqartë sesi mund të kontrollohen ligjërisht abuzimet në rastin në fjalë.

“Shqetësimet kanë ardhur në shtim sidomos në gjysmën e dytë të vitit 2022, që i përket edhe rritjes së fortë të cmimit të karburanteve”, bën me dije Konfindustria ndërsa shton se abuzimet me volumet e tregëtura janë të ndjeshme për të gjitha llojet e karburanteve dhe veçanërisht në tregëtimin e gazit të lëngshëm.

“Sipas vlerësimeve të tërthorta krahësuese me vendet fqinje llogaritet, se për naftën dhe benzinën grabitja në volume mund të arrijnë në jo më pak se 5% dhe për gazin e lëngshëm jo më pak se 8% të sasisë së shitjes. Duke patur parasysh se tregu i karburanteve në Shqipëri qarkullon të paktën 1,5 miliard $, kosto e bizneseve dhe qytetarëve shtohet në dhjetra milion euro/vit”, njofton Konfindustria teksa vë theksin te pasojat e rëndë që i shkaktohen buxhetit të shtetit, duke ditur se 60% e çmimit të karburanteve janë taksa dhe tatime.

/rtsh.al/