RTSH 24 Live

Aktualitet

Konferenca Virtuale “Diaspora flet 2020”, fjalime frymëzuese nga shqiptarë të famshëm

23/11/2020

Konferenca Virtuale “Diaspora flet 2020”, fjalime frymëzuese nga shqiptarë të famshëm

Për tri ditë me radhë mbi 2800 shqiptarë nga i gjithë globi u bashkuan në një samit virtual për të ndjekur diskutimet mes 100 personaliteteve të shquara të Kombit, mbi problemet dhe sfidat që po përballet sot diaspora jonë. Shqiptarë të suksesshëm, artistë, bizmesmenë, sportistë dhe politikanë të niveleve të ndryshme ishin pjesë e diskutimeve të prira nga 20 moderatorë, duke u bërë protagonistë të një maratone fjalimesh, propozimesh dhe reflektimesh për gjendjen dhe pritshmëritë e Diasporës. Hapja zyrtare e këtij samiti u zhvillua me një bisedim të përqendruar nga ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me moderatore Valbona Zeneli (Udhëheqëse e Departamentit të Nismave Strategjike në qendrën “George C. Marshall”), dhe u përmbyll me një debat interaktiv, në mes të dy Ambasadorëve amerikanë në Kosovë dhe Shqipëri, përkatësisht z. Philip Kosnett dhe znj.Yuri Kim. Reflektim mbi 20 vitet e fundit të angazhimit të Diasporës Shqiptare, se çfarë kemi mësuar nga e kaluara, dhe çfarë mbart e ardhmja në 20 vitet e ardhshme dhe a kemi bërë sa duhet për të ndërtuar komunitetet tona në mënyrë sistematike ishin disa nga pyetjet të cilat ngjallën debat të struktuar në 5 sesionet e realizuar me temën avokimi dhe diplomacia.

Gjatë një bisedimi 30 minutësh në mes të ish-Presidentës Jahjaga dhe Dr. Valbona Zeneli, u fol për migracionin, rolin e grave në migrim, remitancat dhe nevoja për bashkërendimin e aktiviteteve në mes të diasporës dhe institucioneve të vendit amë. Presidentja Jahjaga e pyetur rreth fenomenit të migracionit u shpreh se migrimi duhet të jetë një zgjidhje dhe jo një obligim i ndikuar nga faktorët e brendshëm. Ajo kërkoi një angazhim dhe një seriozitet nga elita politike për të trajtuar diasporën si pasuri kombëtare duke shprehur në fund përulje ndaj diasporës dhe ndihmës së saj në ndërtimin e Kosovës. Vlerësim ndaj rolit të diasporës në etapa të ndryshme u tha edhe në panelin e dytë me temë angazhimi i diasporës 20|20 - Forcimi i bashkëpunimit. Një reflektim mbi të kaluarën, rrëfim mbi lobimin e shqiptarëve jashtë vendit, rezistencën dhe roli i diasporës sot u diskutuan përgjatë këtij paneli, ku folës ishin Avni Mustafaj, Edita Tahiri, Shenasi Rama, Afërdita Rakipi dhe Besnik Pula. Ndërsa sa i përket përfaqësimit politik të diasporës u theksua se mungon vullneti politik për të integruar diasporën në politkëbërjen ditore dhe shtëtëore.

Në këtë panel u përmend edhe projektligji për Diasporën dhe votimi i tyre në misionet diplomatike. Sipas ish-deputetit Korab Sejdiu ajo çfarë ndodhi ishte se politikanët e pozitës vendosën që ta mbanin peng këtë projektligj ngase e dinin se nuk mund të kalkulonin në votat e diasporës. Ndërkohë, Pandeli Majko, Ministri për Diasporën në qeverinë shqiptar,  tha se marrëdhënia me diasporën po kthehet nga sasiore në cilësore. Liza Gashi, folëse në këtë panel theksoi se partitë politike nuk duhet të jenë prezente në diasporë por duhet të perfshijnë atë brenda programeve të veta. Mark Gjonaj, Këshilltar Bashkiak i Nju Jorkut njëherit kryetari i Këshillit Kombëtar të Diasporës (KKD) tha se shtetet shqiptare duhet të koordinohen për angazhimin e diasporës si një komunitet global dhe unik. Në këtë ditë nuk munguan edhe fjalimet frymëzuese si dhe debati i ideuar për artin dhe diplomacinë. Ylfete Fanaj, Shpresa Loshaj, Osman Osmani, Ori Hoxha, Ermal Sulaj, Desar Sylemjani, Ariana Kosova dhe Adelajda Matuka, profesionistë nga diaspora, përmes mesazheve 5 minutëshe treguan historitë e tyre inspiruese. Znj. Ylefete Fanaj filloi fjalimin me këngën ‘moj e bukura more’ dhe u shpreh se ajo nuk jeton në një botë zvicerane të ndarë dhe një botë shqiptare të ndarë, por në një botë unike ku i sheh të përbashkëtat para dallimeve.

Artistët me famë botërore si fotografi Fadil Berisha, modelja Emina Cunmulaj dhe sopranoja Ermonela Jaho në panelin për artin & diplomacinë treguan se si mburren dhe janë krenar të tregojnë vlerat shqiptare dhe vazhdimisht punojnë në promovimin e tyre. Sopranoja me famë botërore tha se përmes zërit shpreh ndjenjat, sakrificat dhe rrugëtimin e saj si shqiptare në skenën botërore. Ajo rrëfeu se sa e vështirë ka qenë për të thyej barrierat, por tani ndihet krenare që ka kontribuar që gjeneratave të reja të shqiptarëve t’u mundësohet shkëlqimi në nivele globale. Modelja dhe filantropja shqiptare, Emina Cunmulaj rrëfeu rrugëtimin e saj dhe bëri thirrje për të rinjtë e sidomos të rejat që të besojnë në ëndrrat e tyre dhe të mos ndalen asnjëherë para asnjë sfide. “Jeta nuk është çka thonë të tjerët, jeta është ajo çfarë qielli ofron, një hapësirë shumë e madhe që duhet eksploruar”, përfundoi Cunmulaj.

Dita e parë e konferencës u përmbyll me debatim në mes ambasadorëve amerikanë në Kosovë dhe Shqipëri, përkatësisht z.Kosnett dhe znj. Kim. Të dy u shprehën të gatshëm të lehtësojnë nisma që lidhen me kthimin e profesionistëve jashtë vendit apo edhe nisma të tjera. Sipas tyre, cilado administrate e cila është në krye të shtetit nuk do të ketë ndikim në raportet në mes të shqiptarëve dhe amerikanëve, ngase sipas tyre do të jenë gjithmonë të lidhura ngushtë. Ambasadori Kosnett tha se dëshiron që t’i sigurojë të gjithë se Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova. Ai shtoi se dëshiron që të lë shenjë edhe në angazhimin e diasporës përmes një programi të vecantë që angazhon të rinjtë jashtë vendit. Ndërkohë, ambasadorja Kim foli për situatën në Shqipëri dhe rolin e diasporës shqiptare. Kjo e fundit, u shpreh znj. Kim, duhet të luaj rol të rëndësishëm në zhvllimin e institucioneve demokratike, me theks ato të drejtësisë. “Diaspora duhet të fokusohet në disa shtylla dhe t’i shtyj përpara ato”, përfundoi znj. Kim.

Në ditën e dytë të konferencës Diaspora Flet 2020, profesionistë e ekspertë nga fusha e ekonomisë, biznesit, teknologjisë dhe filantropisë reflektuan në ditën e dytë mbi angazhimin e diasporës në 20 vitet e fundit dhe sfidat e reja që e presin koorndimin e bashkëpunimit mes vendit amë dhe atyre jashtë vendit. Hapja e ditës së dytë të konferencës virtuale “Diaspora Flet 20 20”, filloi me diskutimin e investimeve lokale dhe lidhjet e tregut me jashtë. Skender Rama, moderues i këtij paneli nga programi Kosovo Compete, projekt i financuar nga USAID-i, e hapi debatin mbi mundësitë dhe potencialet për t’i rritur produktet e prodhuara në Kosovë, dhe më pas për t’i eksportuar jashtë vendit. Duke analizuar sfidat me të cilat ballafaqohet diaspora kosovare për të investuar më shumë në bizneset kosovare, u përmenden 3 fushat ku do të fokusohet ky program: 1. Identifikimi i agjentëve në diasporë të cilët janë blerës për t’i blerë produktet kosovare; 2. Idenfitimi i personave me ndikim që kanë pozita në koorporata të fuqishme - lobimi për t’i prezantuar dhe integruar produktet e lokale; dhe 3. Krjimi i ndonjë fondi nga Diaspora ose edhe ndonjë iniciative për rritjen e investtimeve direkte të diasporës në Kosovës. Në këtë panel u përmend edhe industria e drurit, si një potencial i jashtëzakonshëm në lidhjen e tregjeve.

Por, shfaqja e pandemisë globale COVID-19 ka ndikuar në shumë aspekte shoqërore dhe ekonomike. Megjithëse komunitetet e Diasporës kanë qenë të ndikuar nga pandemia në shtetin e tyre rezident, ata kanë vazhduar të dërgojnë shumë më shumë remitanca në vendin e origjinës gjatë kësaj kohe. Prandaj, sa i përket kontributit të diasporës më shumë se sa sjellja e lekëve, panelistët e ketij paneli theksuan nevojnë e strukturimit të remitancave dhe nevojën e zhvillimit kolektiv dhe jo individual. Përtej pasoja ekonomike, u theksuan edhe ndikimet shoqërore të kësaj pandemie. Indira Kartallozi, e pyetur nga Hilmi Gashi se nësë ka ndonjë praktikë më të mirë për të tejkaluar krizën, ajo u shpreh: Industria duhet të ndryshohet dhe strukturat e reja ekonomike duhet të fuqizohen si psh ekonomia qarkore. Përvec rimëkëmbjes duhet edhe të fuqizojmë bizneset se si t’i rezistojnë reziqeve të reja sikurse pandemia, ndryshimet klimatike, pa harruar edhe shëndetin personal dhe ndikimet shoqërore. Edhe në këtë ditë nuk munguan edhe fjalimet inspiruese nga Visar Morina, Krenar Komoni, Erila Haska, Mike Bailey. Pas përfudnimit të këtij paneli, në një sesion live në Facebook u zhvillua një bisedë e përqendruar dhe inspiruese me filantropin dhe biznesmenin Elvin Gurin, moderur nga gazetarja e mirënjohur Ilva Tare. Në vitin 2019 vendos në investoj në Shqipëri, dhe i pyetur pse kaq vonë ai u shpreh: “Nuk isha i gatshëm dhe nuk e kisha gjetur momentin e duhur. Kur mu dha mundësi kam luajtur gjithë gurët e mundshëm që ta shfrytëzoja”. I pyetur se si është balanca e investimeve në një vend me problem, z. Guri ofroi disa faktorë që mund ta vendosnin Kosvën dhe Shqipërinë në një destinacion të investimeve. Sipas tij duhet përmirësuar infrastruktura fizike, digjitale, të përmirësohet politikëbërja, ekonomia dhe në fund të rritet cilësia në arsim dhe edukim. Z. Guri theksoi se siguria e investimeve në atdhe lë për të dëshiruar dhe kjo rritë rrezikun (rriskun) për investitorë nga diaspora gjë që i bën ata të hezitojnë të investojnë. Shtetet amë duhet të trajtojnë investitorët nga diaspora me prioritet në aspektin insititucional përtej fjalëve. Si një filantrop i sukeshëm duke dhuruar resurset e tija në edukim, tha se diaspora duhet të investojë në vendin amë përtej ideve romantike dhe patriotike ngase ato përplasen me realitetin aktual.

Në pjesën e dytë të ditës, u realizua debati Gratë në teknologji. Ky panel shqyrtoi arritjet e grave shqiptare në teknologji si dhe sfidat me të cilat ato përballen në një fushë të mëparshme të dominuar nga meshkujt. Sipas panelisteve, në hapësirat e rajonit të ballkanit vërehët një mungesë e tranimeve dhe certifikimeve të grave në teknologji. Një problem tjetër i potencuar nga paneli ishte edhe mungesa e vetëbesimi dhe kurajos tek gratë dhe ndarja e ideve dhe ambiceve për herë të parë. “Secila nga gratë duhet të kemi një role model që të inspirohemi dhe në cdo konferencë duhet të kemi tregime inspiruese për t’i treguar vajzave të reja që jo vetëm burrat mund të jenë të aftë të fushën e teknologjië, por edhe gratë mund të jenë të afta për të zhvilluar uebsite ejt”, u shpreh Adelina Gojani, njëra nga panelistet. Ndërsa në panelin Teknologjia, inovacioni dhe kontraktimi i jashtëm u potencuan sfidat dhe si bizneset po përdorin teknologjinë si një domosdoshmëri strategjike. Panelisët u shprehën se kontraktimi i jashtëm sjellë sfida të ndryshme, duke u nisur nga pagesat online e deri në tërheqjen dhe mbajtjen e talenteve brenda kompanive. Edhe në këtë fushë, u theksua roli dhe ndihma e diasporës. Sipas z.Qeliku nga kompania “Frakton” shumë herë pjesëtarët nga diaspora janë zhgënyer me produktet e prodhuara në Kosovë, por githmonë kanë instituar me sjellë tregun në Kosovë, dhe kjo ëshë shumë e bukur. Në fund, z.Demaj drejtoi gishitn edhe ngapolitikëbrja duke kërkuar që të vendoset teknologjia si një prioritet shtetëor.

Dita e dytë u përmbyll me sesionin me temë “Filantropia dhe roli i OJQ-ve”, i cili u moderua nga Dajana Berisha (FIQ), me panelistë: Shpresa Xhakli (Filantrope), Laura Ivezaj (Ivezaj Foundation), Mark Kosmo (Global Albanian Foundation), Riçard Lukaj (Lukaj Foundation), dhe Taulant Hoxha (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile). Në këtë panel u theksua se nevojitet të kalojmë nga lloji humanitar / urgjent i donacioneve dhe projekteve në donacione për projekte me objektiva të zhvillimit të qendrueshëm. Riçard Lukaj tha se, nga perspektiva e një donatori, organizatat që implementojnë projekte duhet të dërgojnë më shumë raporte dhe fakte mbi impaktin e projekteve, karshi fotove dhe vizibilitetit të punëve në terren.

Diaspora Flet 2020” përmbyllet me paraqitjen surprizë të Rita Orës

Një program i ngjeshur prej 25 orësh me sesione debatuese, fjalime inspiruese, biseda të përqëndruara, panair virtual, hapësirë rrjetëzimi dhe interaktivitet mes folësve dhe pjesëmarrësve, konferenca virtuale “Diaspora Flet 20 20” mbylli punimet e saja më 21 nëntor 2020. Me një rrëfim jetësor dhe motivues, ylli botëror Rita Ora në një bashkëbisedim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmbyllën 3 ditët intenzive të kësaj konferencë. Pofesionistë e ekspertë nga fusha e investimeve, artit, kulturës, shëndetësisë dhe edukimit në ditën e fundit të konfrencës Diaspora Flet 20|20 reflektuan dhe ofruan rekomandime rreth organizimit dhe bashkërendimit të aktivitetve të pëbashkëta me vendet amë. Dita e 3-të e konferencës filloi me panelin diskutues me temën “Investimi dhe Financimi në Patundshmëri - Tregu i Kosovës”, ku u trajtuan aspekte të ndryshme për investimet në patundshmëri dhe praktikat më të mira të kësaj industrie në Kosovë. Sipas panelistëve, është shumë me rëndësi që një bashkatdhetar të gjej investitorin e duhur i cili garanton punën dhe cilësinë ti. Kurse sa i përket investimeve në patundshsmëri nga ana e diasporës, të gjithë rekomanduan nevojën e bashkëpëunimit me ekspertë lokal përshkak të sfidave të ndryshme si procedurat administrative, njohja më e mirë e tregut dhe kontekstit lokal, etj. Ky sesion u realizua nga Raiffeisen Leasing Kosovë, dhe në të prezantuan: Gjon Gjonlleshaj dhe Driton Nika, Arif Dermishi – 4A Shpk, Fatoni Sinani – Art Construction, Rron Lluka – Dukagjini Invest, Besnik Murati –  Prime Group Construction.

Në këtë ditë u diskutua edhe e ardhmja e remitancave dhe roli i tyre në shoqërinë shqiptare. Sipas panelistëve: Stela Shkodrani (Easy Pay Albania), Sonia Plaza (Ëorld Bank) dhe Holti Banka, duke pasur parasysh dinamikën e komuniteteve të diasporës është normale të presim një rënie të dërgesave të parave gjatë viteve. Prandaj, u tha se duhet të mendojmë për të ardhmen e remitancave duke digjitalizuar mënyrën e dërgesës dhe pranimit, dhe këto të përdoren me ndihmën e strategjive shtetërore në zhvillimin shoqëror-ekonomik të vendit. Ky panel u moderua nga Hana Bacaj, Alumna (Kosovo-American Education Fund) dhe u mundësua nga Easy Pay Albania.

Ndërsa angazhimi i diasporës është i rëndësishëm për vendin amë e tha edhe bashkëbisedimi i përqëndruar në mes të Kingsley Aikins dhe Martin Russell nga Instituti i Rrjetëzimit nga Irlanda. Sipas ekspertit ndërkombëtar në çështje të diasporës, Aikins, ndonjëherë vetëm 20 persona mund të kenë një impakt gjigant në lidhjen e diasporës me vendet e origjinës. Sipas tij, roli i shtetit me qytetarët jashtë vendit mund të jetë në dy forma: (2) Facilitator/Ndërmjetës i programeve për diasporën dhe (2) Implementues i programeve për angazhimin e diasporës. Z. Aikins rekomandoi që duhet të krijojmë dhe adaptojmë forma të reja për të komunikuar me diasporën - ngase sipas tij - shtetet e vogla edhe sikur Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për miq për zhvillim dhe në këtë rast miqtë tanë më të mirë janë ata jashtë vendit, pra diaspora. Ndërsa, temat sociale që u trajtuan këtë ditë lidhen me edukimin, kthimin e trurit, kulturën dhe gjuhën shqipe.  Në panelin “Përfitimet e marrjes së Edukimit dhe Diplomës Amerikane në Kosovë” u tha se  studimi në RIT Kosovë (Universiteti Amerikan në Kosovë) jep një rehati për diasporën për të qenë pranë anëtarëve të familjes së tyre të gjerë në këtë pjesë të botës, të shijojnë kulturën e paraardhësve të tyre, ushqimin e freskët, të mësojnë ose të përforcojnë gjuhën dhe akoma merrin një diplomë amerikane të akredituar nga Instituti i Teknologjisë Rochester (RIT).

Në kuadër të ditës së 3-të u diskutua edhe tema për kthimin e trurit nga paneli diskutues me temën “Shfrytëzim i potencialit – promovim i zhvillimit” ku u mundësua  bashkëndarja e eksperiencave të angazhimit si Profesionistë të Kthyer dhe Ekspertë të Diasporës, përmes Programit Global të GIZ “Migracioni dhe Diaspora”, në institucionet publike, akademike dhe organizatat e shoqërise civile, duke kontribuar në zhvillimin social-ekonomik në Shqipëri dhe Kosovë. Sipas pjesëmarrësve ky model i kthimit të trurit është rol model dhe duhet të adaptohet edhe nga shteti dhe të krijohet një mekanizëm i qëndrueshëm për të përfshirë diasporën në zhvillimin e vendit. Ky panel u mundësua nga GIZ në Shqipëri dhe Kosovë, moderuar nga gazetarja Ledja Liku, me panelistë: Suela Kalia - GIZ Albania, Xhelal Derguti - GIZ Kosovë, Lulzim Bauman -  Diaspora Organizations’ Project, Lulzim Veliu, Smart Home - “Digitalstrom”, Eriola Sovali, Eksperte e kthyer, Olsi Pajo - Ekspert i kthyer, Velime Qarri - Zyrtare për punë sociale në Munchen.

Një panel i veçantë ju dedikua gjuhës shqipe dhe trashëgimisë. Aty u theksua se evoluimi i komuniteteve në diasporë ka bërë që mësimi i gjuhës shqipe të mos ketë vëmendjen e duhur. Ky panel kërkoi mbrojtjen e gjuhës shqipe, jo në aspektin folklorik por atë akademik dhe shkencor duke e bërë thirrje për bashkim të komunitetit dhe politikës në promovimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe. Paneli për gjuhën konçidoi edhe me datat e zhvillimit të Kongresit të Alfabetit në Manastir, 112 vjet më parë. Ky panel u moderua nga gazetarja e mirënjohur, Rudina Xhunga, me panelistë: Muhamet Idrizi nga ODA Hamburg e.v., Mimoza Hysa nga Qendra e Botimeve për Diasporën si dhe Gazmend Kapllani, drejtor i Katedrës së Albanologjisë “Hidai Eddie Bregu” në Universitetin DePaul në Çikago dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës. Ky panel u mundësua nga organizata nga diaspora me bazë në Gjermani, ODA Hamburg e.V.

Në sesionin paralel ku u diskutua për sistemet shëndetësore në vendet amë dhe profesionistët nga diaspora, u konkludua se përtej organizimeve individuale apo edhe grupore, vërehet mungesa e përkrahjes institucionale në funksion të zhvillimit të sistemeve në vendet amë. Profesionistët shëndetësorë jashtë vendit kërkuan nga institucionet shtetërore të kërkojnë dhe gjurmojnë më shumë ekspertët jashtë vendit, ngase sipas tyre në kohë që po jetojmë çdo këshillë dhe përvoje e tyre do të ndihmonte zhvillimin e rajonit. Në këtë panel morën pjesë: Bashkim Kadriu,  Besa Bauta, Arben Merkoci, Marsela Ceno dhe Mentor Bilali. Edhe në këtë ditë, u paraqitën fjalime frymëzuese nga: Shuk Orani, Delina Kambo, Donald Suxho, Fikret Zendeli, Valon Hasani dhe Anita Gjidoda.

Lorik Cana dhe Robin Krasniqi - të rinjve: Mos hiqni dorë kurrë nga ëndrrat tuaja.

Dy kampionët, Robin Krasniqi dhe Lorik Cana me intervistën e tyre 30 minutëshe inspiruan dhe kërkuan nga të rinjt shqiptarë të mos heqin dorë nga ëndrrat e tyre. Të dy treguan rrëfimet e tyre personale dhe u shprehën që angazhimet e tyre në sport mund të jenë një urë që mund të udhëzojmë se si investohet edhe nga diaspora në vendet tona. Robini dhe Loriku rrëfyen hapat e tyre të parë, veshtirësitë dhe sukseset drejt të qenit shembuj jo vetëm në sport por dhe jashtë tij. Diskutimi mes tyre u ndoqa nga mijëra persona brenda dhe jashtë platformës. Në këtë ditë u diskutua edhe për kulturën në panelin “Rimendimi i aktiviteteve kulturore në diasporë” - ku u prezantuan platformat sikurse Marrja Zezë (Jehonë Jahaj), Brezi Ynë (Linda Arifi), organizata K  (Ermal  Vejsa), UraCult e.v. (Ali Salihu) dhe kantautorja, Vjollca Mripa. Sipas panelistëve u theksua se gjeneratat e reja nuk kanë shumë alternativa kulturore në diasporë si dhe mungon një qendër e përbahkët e të gjitha organizatave kulturore dhe sportive jashtë vendit. Artisjta Vjollca Mripa tha se kultura dhe artistët janë diplomatët më të mirë dhe Aktivitet kulturore dhe artistët i thyejnë paragjykimet tek të tjerët përmes krijmtarisë së tyre. Ky panel u mundësua nga organizata në diasporë me bazë në Gjermani, URA Cult e.V. Kurse në debatin “Lidhja e të rinjve nga diaspora me ata në vendet amë”, u potencua se anëtarët e komunitetit të diasporës priren të jenë më entuziastë dhe të kenë një botëkuptim kryesisht optimist. Për më tepër, ata tentojnë ta shohin Kosovën dhe Shqipërinë si një "tokë mundësish".

Ky sesion u moderua nga Çlirim Sheremeti, me folës: Mentor Dida, Ilira Alaj, Emir Tahiri, Enxhi Popa, dhe Daniela Muhaj. Kjo konferencë u përmbyllë me një intervistë ekskluzive të artistes Rita Ora së bashku me Erion Veliaj. Rita në rrëfimin e saj shprehu falënderime dhe përulje ndaj komunitetit të diasporës për përkrahjen ndaj saj në fillimet e karrierës. “Unë kam qenë gjithmonë e pasionuar që të flasë për rrugëtimin tim dhe Kosova është krenaria ime. Unë kam shumë ëndrra që dua t’i realizojë për shtetin tim. Misioni im është që ‘tju jap shumë njerëzve mundësinë që të kenë sukses në biznes duke i ofruar këshillat dhe duke u bërë rol model”, tha ajo. Rita më tej shtoi se inspirimi dhe suksesi i saj burojnë edhe nga karakteri dhe traditat familjare shqiptare. Kur u pyet për këngën “Shine your light” video-spoti i së cilës është realizuar në Prishtinë, Rita tha se ajo ndihet e obliguar për të kontribuar për vendin dhe njerëzit e saj, dhe se gjithmonë vjen në Prishtinë dhe angazhohet që ta bëj atë pjesë të hartës botërore për zhvillime pozitive.