RTSH 24 Live

Politikë

Konçesioni i Rinasit, presidenti u kërkon deputetëve të reflektojnë dhe i paralajmëron se nuk do të ketë kurrë amnisti

27/02/2021

Konçesioni i Rinasit, presidenti u kërkon deputetëve të reflektojnë dhe i paralajmëron se nuk do të ketë kurrë amnisti

Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje deputetëve në parlamentin shqiptar lexojnë 43 faqet e argumenteve ligjore të kthimit të ligjit për  shtyrjen me 13 vite të koncesionit të aeroportit të Rinasit, si dhe të reflektojnë në votimin e tyre. "Kuvendi duhet të kërkojë vënien para përgjegjësisë të çdo funksionari publik që ka konsumuar shkeje të kushtetutës dhe ligjit përgjatë procedurave të ndjekura deri tek hartimi e nënshkrimi i kontratës dhe servirja për miratim më ligj të kësaj marëveshjeje shtesë koncesionare që hapotai është në dëm të intersit public, shtetëror e kombëtar" tha zoti Meta në një konferencë disa minutshe të shtunën. Pak ditë më parë më 24 shkurt, presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim ligjin për zgjatjen e afatit të koncensionit të aeroportit të “Nënë Terezës”, pasi e cilësoi në shkelje me Kushtetutën dhe Kodin zgjedhor. Kreu i Shtetit hedh dyshimin se zgjatja e afatit me 13 vjet është bërë për përfitime elektorale, pasi sipas Metës qeveria ka arritur të firmosë dhe ta noterizojë marrëveshjen brenda 24 orëve. "I bëj thirrje të reflektojnë me shumë përgjegjësi për këtë ligj dhe i paralajmëroj se gjithçka do mbahet shënim dhe nuk do të ketë kurrë amnisti, por vetëm drejtësi" paralajmëroi zoti Meta. Megjithatë ai u shpreh se gjasat janë të pakta. "Po u jap mundësinë deputetëve të reflektojnë e të përmbushin detyrimin.  Shpresoj që të ketë reflektim sepse gjasat janë të pakta" tha presidenti.