RTSH 24 Live

Lifestyle

Koncerti “Alpha Show”, a e ka ftuar Noizy, Stresin? Reperi përgjigjet në “Ditë pas Dite”

28/07/2022

Koncerti “Alpha Show”, a e ka ftuar Noizy, Stresin? Reperi përgjigjet në “Ditë pas Dite”

Një koncert që do ta mbajnë mend gjatë! Ky është premtimi i reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, për fansat e tij në koncertin “Alpha Show” më 14 gusht në Sheshin “Nënë Tereza”.

I ftuar në emisionin “Ditë pas Dite” në RTSH me moderatoren Fjodora Fjora, Noizy tregoi detaje mbi këtë koncert, ku do të jenë të pranishëm këngëtarët më të njohur të momentit, e teksa surprizat pritet të jenë të shumta, do të jetë edhe prania e reperit Stresi njëra prej tyre?

I pyetur nga moderatorja se përse nuk e kishte ftuar Stresin në koncert, tashmë që marrëdhëniet mes tyre janë rregulluar, Noizy la të nënkuptohet se reperi mund të jetë i pranishëm.

Pjesë nga dialogu:

Moderatorja: Stresin pse nuk e ke ftuar? Se ju edhe jeni pajtuar

Noizy: Kush tha

Moderatorja: E ke ftuar?

Noizy: Nuk e di të shohim, mund të jetë një surprizë

/rtsh.al/