RTSH 24 Live

Aktualitet

Kompensimi i pronave/ Manja: Pronat e paprekura u kthehen ish-pronarëve, pjesa tjetër do shpërblehet financiarisht

24/05/2023

Kompensimi i pronave/ Manja: Pronat e paprekura u kthehen ish-pronarëve, pjesa tjetër do shpërblehet financiarisht

Ish-pronarët, prona e të cilëve është ende e lirë, do të mund t’i marrin ato pa kufizime dhe në gjendjen fizike sikurse e kanë patur në momentin e konfiskimit.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë (24 maj) në Këshillin e Ministrave. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja sqaroi se ish-pronarët, mbi pronat e të cilëve janë kryer ndërtime informale, do të shpërblehen financiarisht.

Manja u shpreh se me dy vendimet e marra, do të konsolidohet skema e kompensimit të pronave në Shqipëri.

Sot kemi kaluar 2 vendime: përfundimisht i hapin rrugë zgjidhjes së procesit të kompensimit të pronave.

Para pak kohësh miratuam ndryshimet në ligjin për trajtimin e pronës. Me këto dy vendime kompletojmë paketën e akteve nënligjore. Procesi i kompensimit, i njohjes së të drejtës së pronës, shpërblimit financiar për ato që do kompensohen nuk ka pengesë ligjore.

Çdo ish-pronar që ka kërkesë në agjencinë e trajtimit të pronave dhe që prona është e lirë, i kthehet fizikisht si në momentin kur iu është konsfiskuar. Prona e lirë e ish-pronarëve u kthehet pa kufizim

Ndërsa ato ish-pronar prona e të cilëve është zënë me ndërtime informale do ketë masë shpërblimi financiar”, tha Manja, i cili sqaroi më tej se janë 7 mijë dosje të patrajtuara, për të cilat ish-pronarët duhet të kryejnë procedurat e ridepozitimit në agjencinë e trajtimit të pronave, për procesin e njohjes ose kompensimit financiar.

“Në 2013 kur erdhëm në qeverisje kishte 26 mijë e 900 vendime të shuara, sot që flasim për rreth 20 “mijë vendime kemi bërë vlerësimin financiar me një vlerë rreth 101 mld lekë dhe 974 nga këto vendime që kanë qenë për efekt të kompensimit financiar janë likujduar. Pjesa tjetër e këtyre vendimeve për të cilat ka një faturë financiare me krijimin e shtratit të duhur ligjor do fillojmë kompensimim.

Dosjet e pa trajtuara për shkak të përfundimit të afatit të ligjit të 2015, ish-pronarët, që janë  7 mijë dosje të ridepozitojnë në agjencinë e trajtimit të pronave për procesin e njohjes ose kompensimin financiar.  Dy vendime që konsolidojnë skenën e kompensimit të pronave në Shqipëri”, shtoi ai.

/rtsh.al/