RTSH 24 Live

Ekonomi

Kompania “Lufthansa” angazhohet të zgjerojë investimet e saj në Shqipëri

23/11/2020

Kompania “Lufthansa” angazhohet të zgjerojë investimet e saj në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama, ndërsa vizitoi mjediset e kompansë “Lufthansa”, në qendër të Tiranës, ftoi sipërmarrësit e kësaj kompanie të bëhen promovues të mundësive që ofron Shqipëria për investitorët e huaj.

Kryeministri tha se realiteti është krejt tjetër me steriotipet e krijuara dhe vlerësoi edhe potenciali që Lufthansa ofron. “Është jashtëzakonisht mbresëlënëse kjo që shihet këtu, realizimi i kësaj faze të parë të këtij projekti me kaq shumë vajza dhe djem të rinj nga Shqipëria, që pa pasur nevojë të lëvizin nga shtëpia e tyre punojnë në këtë mjedis, njësoj si të ishin kudo qoftë në Gjermani dhe ofrojnë shërbimin e tyre me një cilësi që konsiderohet nga Lufthansa, që është një nga kompanitë më prestigjioze gjermane, një cilësi e nivelit më të lartë”,tha zoti Rama.

Rreth 200 të rinj; vajza e djem shqiptarë, profesionistë në informatikë, punojnë në zyrën shqiptare për kompaninë ajrore gjermane të flamurit në mbarë botën  dhe pritet që ky numër të jetë në rritje. “Jemi të gëzuar që kemi punonjës me cilësi të lartë, por edhe bashkëpunimi që zhvillojmë aty me kolegët e Lufthansa në Gjermani po rritet dhe forcohet më shumë. Angazhimi i kolegëve të rinj në Tiranë duket qartë që është në rritje dhe është i shkëlqyer dhe vlen vetëm për ta lavdëruar. Ky është një model suksesi dhe ka disa avantazhe, që janë cilësia e lartë dhe kosto e ulët. Ne kemi mundësitë për t’i shfrytëzuar në Shqipëri”, tha kryeministri.

Kompania Lufthansa, parashikon dyfishim të numrit të punonjësve nga Shqipëria në Shqipëri dhe të zgjerojë  portofolin e investimeve në vendin tone.