RTSH 24 Live

Aktualitet

Komiteti i Ekspertëve njofton masat e reja anti-Covid

07/04/2021

Komiteti i Ekspertëve njofton masat e reja anti-Covid

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sërish sot në javën e 56 me Covid në një konferencë për shtyp. Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli, tha se ka një përmirësim të lehtë të situatës, megjithatë masat do të mbeten të njëjta për shkak se kanë treguar efikasitet.

“Nga të dhënat dhe një analizë e thellë e situatës, kemi të bëjmë me një përmirësim të lehtë. Mendojmë që masat e propozuara kanë qenë me rezultate efikase. Qytetarët kanë bashkëpunuar për të plotësuar masat që ne nuk jemi lodhur kurrë së përmenduri, si maska, higjena e distancimi social. Jemi në vendin e parë në rajon për ritmin e bërjes së vaksinave. Ja kemi kaluar jo vetëm Italisë dhe Greqisë, por dhe Serbisë që deri tani mbante vendin e parë. Nuk ka raste të moshave të vogla që vijnë në spital me komplikacione apo raste fataliteti. Indikatorët tregojnë për një situatë disi të qëndrueshme, dhe ka një rënie më të lehtë. Masat do mbetet njësoj si më parë, ora policore 20:00 – 06:00 do të mbesë në fuqi. Udhëtimet në Britani mbeten të bllokuara, nuk lejohet mbledhja e më shumë se 10 personave,” tha Rakacolli.