RTSH 24 Live

Aktualitet

Komiteti Ekspertëve zgjat orarin e muzikës deri në orën 23:00

19/07/2021

Komiteti Ekspertëve zgjat orarin e muzikës deri në orën 23:00

Zv.ministrja Mira Rakacolli, ka bërë me dije gjatë deklaratës së sotme për mediat të Komitetit të Ekspertëve, se orari i muzikës në bare dhe lokale do të zgjatet deri në orën 23:00 të mbrëmjes.

“Në Shqipëri kemi një situatë të qëndrueshme edhe në kushtet që nga 1 korriku masat janë lehtësuar. Është e rëndësishme edhe karakteristika që tha profesori për personat që janë të sëmurë. Mosvaksinimi është arsyeja kryesore pse ata shfaqin formë më të rëndë të COVID. Komiteti i Ekspertëve, duke u bazuar në të dhënat e deritanishme dhe vaksinimit, propozon zgjatjen e orarit nga 22:00 deri në 23:00. Masat e tjera mbeten në fuqi si përpara”, tha Rakacolli.