RTSH 24 Live

Kronika

Komisioni Rregullator në KQZ certifikon në parim rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit

13/07/2021

Komisioni Rregullator në KQZ certifikon në parim rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit

Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve duket se i ka vënë kapak përfundimisht zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke certifikuar rezultatin.
Komisioni ka miratuar në parim rezultatin e saktë dhe shpërndarjen e mandateve për 140 deputetët e ardhshëm. Aktualisht është duke u miratuar nen për nen i gjithë akti.
Në parim projekt- vendimi është miratuar me 3 vota pro dhe 2 kundër.
Pas zgjedhjeve parlamentare të  25 prill, Partia Socialiste ka marrë 74 mandate, PD-AN 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate. 
Opozita ka kërkuar që këto zgjedhje të shpallen të pavlefshme dhe ripërsëritjen e tyre, por Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë pretendimet e tyre. 
Tani më  lista e 140 deputetëve që do të hyjnë në parlamentin e ardhshëm është e plotë, me emra të rinj dhe të vjetër.