RTSH 24 Live

Rajon

Komisioni për Punë të Jashtme i PE: Vendet e BE që s’ kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë menjëherë! Beogradi të sanksionojë Moskën

14/06/2022

Komisioni për Punë të Jashtme i PE: Vendet e BE që s’ kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë menjëherë! Beogradi të sanksionojë Moskën

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, ka bërë thirrje për njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga vendet e BE që ende nuk e kanë njohur atë. Në raportet e këtij komisioni për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, që më pas do të debatohen në Parlamentin Evropian, përmendet rëndësia e arritjes së një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, që do të kontribuonte në avancimin e dy vendeve në rrugën drejt BE.

Raporti, i miratuar me 43 vota pro, 9 kundër dhe 5 abstenime, rikonfirmon mbështetjen e qartë për dialogun Beograd-Prishtinë të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe rithekson rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje normalizimi gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme, e cila është thelbësore për të avancuar të dyja vendet në rrugët e tyre përkatëse evropiane dhe që do të kontribuojnë në stabilitetin dhe prosperitetin rajonal. Duke përshëndetur përafrimin e Kosovës me BE-në për sanksionet kundër Rusisë dhe solidaritetin e saj të fortë të shprehur me Ukrainën, eurodeputetët theksojnë gjithashtu se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe u bëjnë thirrje vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë menjëherë”, thuhet në raport.

Sa i përket Serbisë, Komisioni bëri thirrje që të harmonizojë qëndrimin e saj ndaj Rusisë me politikat Bashkimit Evropian, si një çështje thelbësore për anëtarësimin në BE.

“Raporti, i miratuar me 50 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenime, shpreh keqardhjen e madhe që Serbia nuk është përafruar me sanksionet e BE-së pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë dhe u bën thirrje autoriteteve të sapozgjedhura që urgjentisht të harmonizohen me vendimet e BE-së kundër Rusisë. Anëtarët shprehin shqetësimin për përhapjen e dezinformatave dhe u bëjnë thirrje autoriteteve serbe dhe Komisionit Evropian që të luftojnë dezinformimin, propagandën ruse dhe kërcënimet e tjera hibride në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në raport.

/rtsh.al/