RTSH 24 Live

Aktualitet

Komisioneri Varhelyi vizitë zyrtare sot në Tiranë

04/05/2021

Komisioneri Varhelyi vizitë zyrtare sot në Tiranë

Komisioneri për Zgjerim për Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Komisioneri Varhelyi do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp. 

Gjithashtu, në fund të vizitës së tij të shkurtër në Tiranë, ai do të zhvillojë edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Vizita e zyrtarit të lartë europian në Shqipëri, vjen në kuadër të turit në Ballkan me fokus ndihmën e BE-së në përballimin e pandemisë.

Vizita e Komisionerit për Zgjerim ka si fokus kryesor ndihmën e BE për Shqipërinë për të përballuar pandeminë, si dhe dorëzimin e pjesës së parë të 145 mijë vaksinave të Pfizer, të financuara nga Bashkimi Evropian. 

Bashkimi Evropian është angazhuar në mënyrë intensive që të mundësojë dërgimin e vaksinave kundër Covid 19 në Ballkanin Perëndimor.

Ndërkohë Bashkimi Europian së fundmi ka dërguar 651 mijë doza të vaksinave Pfizer/BionTech për vendet e rajonit, mes të cilave edhe për Shqipërinë.