RTSH 24 Live

Botë

Komentet e Johnson mbi Putin, Moska thërret ambasadorin britanik: Deklarata fyese

30/06/2022

Komentet e Johnson mbi Putin, Moska thërret ambasadorin britanik: Deklarata fyese
Kryeministri britanik dhe Presidenti rus

Rusia ka thirrur ambasadorin britanik në Moskë për të protestuar kundër komenteve të kryeministrit Boris Johnson për presidentin Vladimir Putin. 

Moska i ka konsideruar komente e Johnson si "komente të hapura ofenduese të autoriteteve britanike ndaj Rusisë, liderit të saj, zyrtarëve të saj si dhe popullit rus".

Gjatë Samitit të NATO-s në Madrid, Johnson tha se Putin nuk do ta kishte nisur luftën në Ukrainë nëse do të ishte grua dhe se ai lideri rus është :shembulli i përsosur i maskulinitetit toksik”./ BBC

/rtsh.al/