RTSH 24 Live

Art

Komedia "Martesa" e Anton Çehov fiton çmimin e parë në Festivalin Teatror Mbarëkombëtar

12/11/2022

Komedia "Martesa" e Anton Çehov fiton çmimin e parë në Festivalin Teatror Mbarëkombëtar

Komedia “Martesa” e Anton Çehov, vënë në skenë nga trupa teatrore e Durrësit  me regji të Driada Dervishit rrëmbeu çmimin e madh të edicionit të tretë të Festivalit Teatror Mbarëkombëtar, “Mjeshtrat e mëdhenj të skenës” në Gjirokastër. 

Para publikut u prezantuan shtatë trupa teatrore të Shqipërisë dhe një nga Mitrovica e Kosovës. 

Çmimin e aktores protagoniste më të mirë për shfaqjen “Martesa”, e fitoi aktorja Andia Xhunga e quajti një sadisfaksion pjesëmarrjen në këtë festival.

“Jam shumë e emocionuar dhe mbi të gjitha shumë e surprizuar nga publiku i mrekullueshëm Gjirokastrës. Kam pasur fatin që të shëtis në shumë qytete të Shqipërisë, është një festival shumë serioz dhe i kuruar mirë dhe urojmë që ky festival të vazhdojë dhe për shumë vite të tjera”, tha aktorja Andia Xhunga.

Aktori i mirënjohur Timo Flloko vlerëson se festivale të tillë janë një mundësi për të promovuar artistët e skenës teatrore.

“Më pëlqen fakti që është ruajtur kjo traditë, kjo bukuri dhe ky gëzim i këtij festivali, kjo festë. Pjesëmarrja e spektatorit është e plotë dhe më entuziazmon pasi unë kam jetuar në Gjirokastër në mënyrë artistike dhe virtuale, kam jetuar me rolet që kam bërë me Çerçizin. Gjirokastra është qyteti më pranë qiellit do të thosha”, u shpreh ai.

/ rtsh.al /